Një marrëveshje finale që do të ishte e obligueshme ligjërisht, nuk do të duhej të lidhej me emra të përveçëm, siç është Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, njëherit edhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.
Kështu besojnë njohës të rrethanave politike në vend, derisa shtojnë se përçarja ndërmjet përfaqësuesve politik duhet të tejkalohet urgjentisht, shkruan arbresh.info.
Njohësi i rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj, thotë se Serbia me kërcënime përpiqet të përfitojë nga Bashkimi Evropian.
“Me të tilla kërcënime, Serbia përpiqet të përfitojë nga Bashkimi Evropian. Dialogu mund të vazhdojë edhe në këtë situatë dhe Kosova nuk duhet të pranojë kurrfarë kushtëzimesh. Përndryshe me këtë logjikë, duke pasur parasysh marrëveshjet e deritashme, të pazbatuara nga Serbia, Kosova do të duhej ta bojkotonte dialogun vazhdimisht. Marrëveshja është e rëndësishme të arrihet, por kjo nuk duhet të lidhet me emra të përveçëm, çfarë mund të jetë ai i përfaqësueses së lartë. Nuk duhet ngutur që të arrihet marrëveshje jo e favorshme, por duhet bërë gjithçka që marrëveshja e cila do të arrihet të jetë e garantuar ndërkombëtarisht dhe e zbatueshme”, deklaroi Mushkolaj për arbresh.info.
Sipas analistit, Faton Abdullahu, presidenti Hashim Thaçi i është qasur këtij dialogu në mënyrë klandestine, dhe kryeministri Ramush Haradinaj po e kundërshton vetëm deklarativisht.
Sipas tij, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.
“Kjo gjendje duhet të ndryshoj urgjentisht. Rrugëdalje ka dhe ato janë zgjedhjet e parakohshme. Krejt këtë me qëllim që institucionet tona të legjitimohen nga qytetari dhe dialogu me Serbinë të mbështetet në një kontroll demokratik nga Kuvendi që do ta ketë një shumicë funksionale. Sa më shpejtë aq më mirë”, është shprehur Abdullahu.
Federica Mogherini, ka paralajmëruar se, vitin tjetër, me përfundimin e mandatit të saj, nuk do të kandidojë përsëri si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
Ajo është ndërmjetësuese e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kohën kur dyja palët kanë rëndë dakord për një varg marrëveshjesh siç ishte ajo e drejtësisë, energjisë, mbi parimet e Asociacionit të Komunave Serbe. Pavarësisht qëndrimeve polemizuese për vazhdimin e fazës së fundit në formatin aktual, ajo ka intensifikuar negociatat në nivelin e lartë me presidentët e dyja vendeve./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele