Punëtorët e ‘IMN Kosova’ protestojnë para Komunës së Prishtinës

08:55 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Punëtorët e “IMN Kosova”, sot do të protestojnë para zyrave të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me fillim nga ora 11:00.

Arsyeja e kësaj proteste është mospagesa e 20% përqindëshit për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Punëtorët kanë protestuar edhe herë të tjera me kërkesën e njëjtë.

Protestuesit më herët bënë të ditur se janë 250 ish-punëtorë të kësaj kompanie të cilëve iu takon 20-përqindëshi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme