Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do t’i drejtohet gazetarëve në konferencë rreth një letre të cilën ia ka dërguar presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Ndonëse nuk dihet përmbajtja e kësaj letre, gazeta beogradase shkruajnë se lidhet edhe me çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e dy shteteve, transmeton Indeksonline
“Kjo është një letër veçanërisht për Serbinë. Flet për shtetin e Serbisë dhe popullit tonë. Flet për viktimat serbe dhe çmimet që i pagoi Serbia në Luftën e Parë Botërore”, raportojnë këto mediume.
Vlen të theksohet se presidenti Vuçiq nuk ishte ndier aq mirë me pozicionimin dhe mirëpritjen që ia kishin bërë para disa javësh në ceremoninë e Parisit, ku të ftuar ishin gjithë liderët botëror, duke përfshirë edhe presidentin, Thaçi. /Indeksonline/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...