Google ADS

Challandes: Prishtina është bërë terren i frikshëm për kundërshtarët

23:23 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i lumtur me fitoren kundër Azerbajxhanit dhe ecjen tutje në Ligën e Kombeve.

“Ishte shumë me rëndësi që ndeshja të fillonte në atë mënyrë. Është mahnitëse të shënosh menjëherë. Ekipi ishte e gatshëm që të luajë, dhe të luftojë në këtë ndeshje”, ka thënë Challandes, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Liga e Komeve është një mundësi e mirë për secilën përfaqësuese që të kualifikohet më pas shumë më lehtë për në Kampionatin Evropian.

Challandes ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri” është bërë një terren i frikshëm për ekipet kundërshtare, edhe për ato që do të vijnë tash e tutje.

“Është mirë kjo për motivim dhe përgatitjen. Kosova mund të përparojë. Kemi bërë lojë të jashtëzakonshme. Mendoj se kemi treguar se do të jetë shumë e vështirë për kundërshtarët që të luajnë në Prishtinë. Kundërshtari do të ketë frikë të luajë këtu. Është shumë me rëndësi kjo për të ardhmen”, ka thënë zvicerani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme