Google ADS

Më në fund fitore! Shqipëria mund Uellsin falë një penalltie

22:19 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shqipëria ka arritur të fitojë 1-0 miqësoren ndaj Uellsit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në pjesën e dytë.

11-metërshi i ekzekutuar nga sulmuesi shkodran u fitua në minutën e 58 nga Xhaka.

Në pjesën e parë ishte portieri Berisha ai që shpëtoi Shqipërinë në dy raste, ndërkohë që pas golit të kombëtares sonë, uellsianët patën pretendim për penallti në dy raste, shkruan top channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme