Google ADS

Ky do të jetë moti për nesër

22:07 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Vazhdon situata meteorologjike të mbetet labile.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të ardhur nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, thuhet në raportin e Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.

Si rezultat i këtyre parametrave labil, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e para të ditës parashihet të vazhdojnë reshjet e shiut.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme