E keni dëgjuar edhe më parë, por tani është kthyer në urgjencë: mos qëndroni shumë ulur!
Një në katër amerikanë të rritur qëndron i ulur më shumë se tetë orë në ditë, tregon një studim i ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton portali arbresh.info
Katër në 10 të rritur nuk ushtrojnë aspak, zbulon studimi.
Përveç kësaj, një në çdo 10 amerikanë, qëndron më shumë se tetë orë ulur dhe nuk janë aspak fizikisht aktivë.
“Kjo sjellje ka efekte negative në shëndetin e njerëiut”, thanë autorët e studimit.
Sipas raportit dëshmitë tregojnë se rreziku i vdekshmërisë së parakohshme ndodh kur një person qëndron për shumë orë ulur dhe nuk bën ushtrime fizike.
“Nëse qëndron ulur në punë, atëherë duhet të përpiqesh që të bësh më shumë aktivitet fizik gjatë javës, për të kompenzuar atë kohë”, sugjeroi Emily Ussery, autore kryesore e studimit të ri./arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...