Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbështetur lidhjet e forta me Arabinë Saudite, pavarësisht dënimit ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Mbretëria është një “partner i palëkundur” që ka rënë dakord të investojë “një sasi rekord parash” në SHBA, tha Trump në një deklatarë, transmeton portali arbresh.info
Presidenti pranoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman “shumë mirë” e ka ditur për vrasjen e Khashoggi.
“Në çdo rast, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite”, tha ai.
Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor gjatë një vizite në konsullatën arabe në Stamboll.
Arabia Saudite ka fajësuar për vrasjen e gazetarit disa agjentë mashtrues, por mohoi pretendimet se Princi i Kurorës ishte një dijeni për operacionin.
Megjithatë, CIA beson se ishte pikërisht Mohamed bin Salman që e urdhëroi vrasjen.
Në një intervistë për Fox Neës, Donald Trump tha se ai kishte refuzuar të dëgjonte një regjistrim të vrasjes së gazetarit, e cila ishte dërguar nga autoritetet turke, duke e quajtur atë “një kasetë vuajtje”./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?