Britania tha se janë duke shqyrtuar mënyrat për të zbatuar sanksione globale kundër Arabisë Saudite pas vrasjes brutale të gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Britania ka qenë e qartë se duhet llogaridhënie për vrasjen e tmerrshme të gazetarit Jamal Khashoggi”, tha një zëdhënës i Zyrës së Jashtme në një deklaratë.
“Veprimet që Britania dhe aleatët tanë ndërmarrin do të varen nga dy gjëra: së pari besueshmëria e sqarimit përfundimtar të dhënë nga Arabia Saudite dhe, së dyti, nga besimi ynë se një episod i tillë i tmerrshëm nuk mundet dhe nuk do të përsëritet”, shtoi zëdhënësi britanik.
“Britania po shqyrton me partnerët e BE-së potencialin për një regjim global të sanksioneve të BE-së në kuadër të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.
“Ne natyrisht do të presim rezultatin përfundimtar të hetimit përpara marrjes së vendimeve”, thuhet në fund të deklaratës.
Khashoggi, kolumnist në gazetën The Washington Post, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Qeveria saudite fillimisht tha se Khashoggi ishte larguar nga konsullata, por javë më vonë pranoi se ai ishte vrarë brenda saj.
Trupi i tij ende nuk i është kthyer familjes së tij, ndërsa disa raportime kanë theksuar se ai është tretur kimikisht.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha në fillim të këtij muaji se nëse raportet për vrasjen e Khashoggit janë të vërteta, Britania do të ndërmarrë masa të nevojshme kundër Arabisë Saudite.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...