Ministria arsyetohet për rritjen e çmimit të bukës

19:23 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Për të blerë një bukë në Kosovë, tash e dy ditë duhet të paguhet më shumë. Nga çmimi prej 30 centë tash një bukë kushton deri në 40 centë, që nënkupton që çmimi i saj nuk është rritur për 10%, sepse më një rritje të tillë buka do të kushtonte 33 centë.

E këtë rritje çmimesh, ministri i Tregtisë dhe Industrisë nuk e lidh vetëm me vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës.

Ministri Shala ka një thirrje për përfaqësuesit e industrisë së miellit. E në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se shtrenjtimi i miellit ka qenë i pritshëm për shkak të shtrenjtimit të grurit nëpër vendet tjera të botës.

Sipas Farizit, nuk është marrë një vendim apo marrëveshje e përbashkët për shtrenjtim nga ana e përfaqësuesve që janë anëtarë në shoqatë.

Këtë triumfim duhet të gëlltisim të gjithë, nuk duhet ti rrisin çmimet shumë por duhet të mbijetojnë…

Farizi nuk përjashtoi mundësinë e shtrejtimit të miellit sërish pas disa muajve. Ai thotë se më 2019 mund të ketë ngritje të çmimeve, varësisht nga trendet e çmimeve për produktet tjera./t7

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme