Shkupi dhe Prishtina, në mesin e 10 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

18:57 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeqyteti i Maqedonisë Shkupi dhe ai i Kosovës Prishtina janë radhitur në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Indeksi Jetësor i Cilësisë së Ajrit pranë Universitetit të Chicagos ka listuar dhjetë qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Sipas raportit, Delhi në Indi është qyteti me ajrin më të ndotur, ndërsa pas tij radhiten kryeqyteti kinez Pekin dhe qyteti tjetër indian Kalkuta.

Në radhitje vijojnë Shkupi, San Francisco në SHBA, Krakova në Poloni, Prishtina, kryeqyteti i Mongolisë Ulanbatar dhe Lahori në Pakistan.

Raporti ka alarmuar se ndotja e ajrit është bërë më vdekjeprurëse sesa një numër i madh faktorësh, duke shtuar se ky faktor zvogëlon jetëgjatësinë e çdo njeriu në nivel botëror për mesatarisht dy vjet.

Raporti paralajmëron se ndotja e ajrit mund të bëhet edhe më e rrezikshme nëse nuk merren masa. /aa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme