Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar sot një shkollë fillore në Vushtrri, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Në një postim në Facebook, Bytyqi ka njoftuar se do të angazhohet në vazhdimësi që t’u siguroj të fëmijëve një të ardhme më të sigurt.
Më poshtë postimi i plotë i Bytyqit:
Bashkë me shefin Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin dhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri, vizituam shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen kudo në Kosovë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, me ç`rast morëm pjesë në një orë mësimi kushtuar kësaj ngjarje. Pra, sot ishim për të shënuar këtë ngjarje së bashku me nxënësit e shkollës fillore në Vushtrri, ku për disa çaste edhe diskutuam lidhur me angazhimet që po i bëjmë në vazhdimësi.
Kjo ngjarje është e rëndësishme për fëmijët tanë dhe të gjithë botës dhe rreth kësaj theksova nevojën e angazhimeve të përbashkëta me qëllim që të krijojmë një ambient të lumtur dhe perspektivë të ndritshme për fëmijët.
Ne do të angazhohemi në vazhdimësi, që t`u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të sigurt, një edukim cilësor, t`u sigurojmë një ambient sa më të mirë, që fëmijët tanë të zhvillohen sikurse fëmijët e Evropës dhe gjithë botës.
Entuziazmi i fëmijëve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, programi që ata shfaqën enkas për këtë ngjarje, si dhe pyetjet që ata shtruan, na bëjnë që të angazhohemi dyfish më shumë që së bashku të krijojmë kushte të mira dhe që ditët e veçanta të jenë të përditshme, të hareshme për të gjithë.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...