Republika e Kosovës sot ka dështuar të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol.
Me 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenim, shkruan portali arbresh.info.
Në vazhdën e reagimeve të ambasadave mike të akredituara në Kosovë, edhe Gjermania ka shprehur keqardhje për këtë dështim.
Sipas Ambasadës Gjermane, pranimi i Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme do të ndihmonte që krimi i organizuar të luftohet në mënyrë më efektive.
“Me keqardhje e morëm lajmin se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol nuk ishte i suksesshëm sot. Një shumicë e qartë ishte në favor të Kosovës, por dy të tretat e nevojshme nuk u arritën. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të kishte përmirësuar sigurinë në rajon dhe Evropë, lejimi i Kosovës t’i bashkohet Interpolit do të ndihmonte të luftohet krimi i organizuar në mënyrë më efektive. Kjo është dhe do të mbetet me rëndësi për Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...