Nëse nuk jeni duke monitoruar me kujdes ujin dhe nëse pini “tetë gota në ditë”, kjo nuk është vërtet një mëkat i tmerrshëm shëndetësor.
Në fakt, Healthline pretendon se nuk është vërtetuar shkencërisht nëse duhet me patjetër të pini 8 gota uji në ditë apo jo. Njerëz të ndryshëm duhet të konsumojnë rregullisht sasi të ndryshme të ujit, transmeton living.al.
Si një udhëzues më i saktë, Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë rekomandojnë që burrat të marrin gjithsej 3.7 litra në ditë dhe që gratë të marrin 2.7 litra.
Kjo është 15 gota e gjysmë, për burrat dhe 11 gota, për gratë. Mënyra më e mirë për të qenë të sigurtë që po pini mjaftueshëm ujë është thjesht të keni kujdes rreth s henjave që ju jep trupi.
Për sa kohë që nuk e gjeni veten tepër të etur, dhe urina juaj ka një ngjyrë të verdhë, ju ndoshta jeni duke u hidratuar mjaftueshëm. (Sigurisht, gjithashtu sigurohuni që ju jeni duke urinuar rregullisht, ode jeni duke shkuar në banjo shpesh.)
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...