Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se rezultati i votimit të sotëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, për mos pranim të Kosovës, është rezultat i mirë për Serbinë.
Sipas tij, për pranimin e Kosovës nuk ka votuar një shumicë e thjeshtë, transmeton arbresh.info.
“Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, në njërën anë. Dhe nga ana tjetër, nuk duhet të jetë euforike,” tha Vuçiq.
Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
Vuçiq ka falënderuar të gjithë ata që votuan “kundër” anëtarësimit të Kosovës, si dhe ata që ishin “të përmbajtur”, duke thënë se ai tani nuk duan të vënë mënjanë ndonjë prej vendeve, raporton AA.
Vuçiç tha se Serbia do të punojë me “të gjitha 76 vendet e votimit të raundit të parë ‘për'”.
“Miqësia dhe mbështetja për vendet që na kanë ndihmuar ne kurrë nuk do t’i harrojmë,” tha Presidenti serb./arbresh.info/
Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...