Google ADS

Mogherini pret në takim Kryeparlamentarin sot në Bruksel

11:40 | 20 Nëntor 2018
V. S.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, do ta presë në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovë, Kadri Veselin sot pasdite.

Veseli është duke qëndruar në Bruksel ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Blegjikë me homologen e tij, kryetarën e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne, ku ka kërkuar mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Frederica Mogherini sot do të ketë edhe takime të tjera në agjendën e saj që do të fillojnë nga ora 18:00 ndërsa takimi me Kadri Veselin do të jetë në fund të agjendës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme