Google ADS

Lumir Abdixhiku reagon rreth Interpolit

11:11 | 20 Nëntor 2018
V. S.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, duke e quajtur si një tjetër hap prapa për Republikën.

Ai ka thënë se Kosova s’ka se si të përfundojë ndryshe me diplomaci të korridoreve.

“Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/

Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme