Google ADS

Qeveria fajëson fushatën e egër të Serbisë

10:34 | 20 Nëntor 2018
arbresh.info

Edhe Qeveria e Kosovës ka qenë e shpejtë në njoftimin se anëtarësimi i Kosovës në Interpol, ka dështuar.

Qeveria ka shprehur zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thekson më tej Qeveria.

Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL

Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjitha shtetet që votuan për, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

“Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e Interpol-it”, përfundon njoftimi i Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme