Google ADS

Qeveria nuk dorëzohet, dogana përfitoi rreth 300 mijë euro nga taksa e vendosur

09:11 | 20 Nëntor 2018
M. A.

Qeveria Haradinaj është duke i qëndruar prapa vendimit që mori në fillim të këtij muaji për vendosjen e taksës prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rezultatet e para pas këtij vendimi po shihen më rënien e importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Që nga fillimi i masës mbrojtëse Dogana e Kosovës ka grumbulluar rreth 300 mijë euro.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se është vërejtur një ulje e importit, por sipas tij, ende është herët që të jepet ndonjë vlerësim më i thellë.

“Importi edhe pas vendosjes se taksës ka vazhduar por nëse krahasohen kjo javë, në te cilën ka pasur masë mbrojtëse, kemi vërejtur një ulje te importit, sidoqoftë është ende herët të thuhet se cili është efekti pasi për të ditur saktësisht nevojitet një periudhë më e gjatë krahasimore”, ka thënë Stavileci për arbresh.info.

Sipas tij, gjatë javës së parë, pas hyrjes në fuqi të vendimit, Dogana ka grumbulluar 270 mijë euro të mbledhura nga taksa e produkteve që janë importuar nga Serbia.

“Qe nga fillimi i masës mbrojtës kemi grumbulluar rreth 300.000 mije euro ku nga mallrat Serbe janë 270.000 mijë derisa të tjerat nga Bosnja”, deklaroi ai.

Ky vendim hyri në fuqi që nga dita kur u miratua nga kabineti qeveritar (06.nëntor) me propozim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Për këtë vendim pati shumë reagime. E disa dyshuan se ky vendin do të zgjas vetëm një javë, por rezultatet pozitive po shihen qysh javën e parë të zbatimit./M.Avdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme