Google ADS

Zbulohet kundërshtarja e ardhshme e Kosovës në Ligën e Kombeve

23:22 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kosova duket se e ka mësuar kundërshtarin e radhës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës mund të përballet me Gjeorgjinë, që përfundoi në vendin e parë të Ligës D.

Nëse Përfaqësuesja jonë arrin ta mposhtë Azerbajxhanin, atëherë ka gjasa të mëdha të përballet me gjeorgjianët, raporton “lajmi.net”.

Gjeorgjia pritet të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, si skuadra më e mirë e Ligës D me 16 pikë, ndërsa Kosova do t’i grumbullonte 12 pikë në rast të fitores.

Nëse Kosova përballet me Gjeorgjinë, atëherë ajo ndeshje do të zhvillohet në mars të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme