Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpëtuar qeverinë e tij, në një kohë që dy ministra të ekzekutivit janë tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen.
Ministri i Ekonomisë u shpreh se dëshironte të besonte ende në premtimet e Netanyaha për sigurinë në vend.
Është shënuar një kthesë e rëndësishme në krizën e qeverisë izraelite,Naftali Bennett
e Aielet Shaked, ministra të “Pishtarit Hebre” vendosën të mos japin dorëheqjen dhe t’i japin besim ndryshimit që kryeministri Beniamin Netaniau ka premtuar në fushën e sigurisë.
Në një konferencë të papritur për shtyp, ministri Benet theksoi se kishte vendosur të tërhiqte ultimatumin e tij, pasi kishte dëgjuar deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Netaniahu.
Ministri izraelit i Ekonomisë dhe i Shërbimeve Fetare, Benet kërcënoi se do të jepte dorëhqejen pas marrëveshjes së arritur me Hezbollah në Rripin e Gazës. Me këtë tërheqje, qeveria aktuale e kryeministrit Netanyahu ka ende mazhorancën në parlamentin e vendit, si dhe janë shmangur zgjedhjet e parakohshme
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...