Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se votimi i nesërm në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it ku do të votohet për pranimin e Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe se shpreson që vendi të bëhet anëtari më i ri i kësaj organizate.
“Jemi duke pritur në ethe për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën. Nesër do të kulminonte një pranim i Kosovës, do të kulminonte një punë e jashtëzakonshme nga Policia e Kosovës. Ka pasur një punë të disa qeverive. Me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe – që kanë qenë të angazhuar për sigurimin e votave po shpresojmë që nesër të na vjen lajmi i duhur”, ka thënë Sejdiu.
“Institucionet e Kosovës kanë përmbushur kriteret. Tash ka mbetur beteja diplomatike sepse shohim betejën që bën Serbia kundër Kosovës. Diçka që po e vështirëson punën tonë është çështja e temës së hapur për kufijtë që Serbia po e prezanton si mbyllje të statusit final”.
Sejdiu ka thënë në Klan Kosova se beteja diplomatike është duke u bërë në disa sfera.
“Çdo anëtarësim nëpër organizata e forcon shtetin e Kosovës. Kosova bëhet pjesë e një rrjeti global në këtë rast. Kosova bëhet pjesë e kësaj familjeje dhe do të ketë shumë më të lehtë qasjen e informatave në këtë rrejt”.
“Serbia do ta minojë çdo që gjë me Kosovën si shtet. Prej përfundimit të luftës nuk i kanë adresuar krimet e luftës që i kanë kryer kriminelët serbë që janë edhe pjesë e institucioneve serbe. Ne duhet të kuptojmë që Serbia është në gjendje të abuzojë me çdo mundësi që ta shkatërrojë shtetësinë e Kosovës. Me anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të eliminohet mundësia që Serbia të ndërmarrë veprime të ndryshme. Qasja e Serbisë ka qenë armiqësore ndaj Kosovës”.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...