Google ADS

Kryetari i Prishtinës përkrah vendimin për ndalimin e importimit të produkteve që Kosovës nuk i referohen si shtet

18:38 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka mbështetur Qeverinë Haradinaj për vendimin që t’i ndalojë produktet serbe që i referohen Kosovës si “Kosova dhe Metohi”.
Ky vendim është marrë sot nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Për Shpend Ahmetin ky vendim duhet përshëndetur. Ai ka kërkuar që të zbatohet edhe propozimi i PSD-së që prodhimet afër çmimit ta kenë edhe flamurin e shtetit prej nga vijnë.

Ministri Endrit Shala premtoi largimin nga tregu i Kosovës të produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Ky është postimi i të parit të Prishtinës:

Ministria e Tregtisë ka marr sot vendim që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.

Ky vendim është për tu përshëndetur.

Është mirê tani të zbatohet edhe pjesa e legjislacionit propozuar nga PSD, ku çdo prodhim afër çmimit duhet ta ketë edhe flamurin e shtetit nga i cili vjen. Në vend të bar-kodeve, qytetarët duhet ta dijnë prej nga janë prodhimet që i blejnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme