Vendimi lidhur me dënimin erdhi pasi që i akuzuari e kishte pranuar fajësinë lidhur me veprën për të cilën akuzohej.
Aktakuza në këtë rast është përfaqësuar nga prokurori Ibrahim Fejza, ndërsa rasti është gjykuar nga gjykatësja Fatime Dërmaku.
Sipas aktakuzës, më 16.08.2017, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj”, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit Burim Avdullahu dhe Guri Mulolli, i akuzuari Burim Zhjeqi, me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të dëmtuarit Sokol Zogaj.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i dëmtuari ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”