Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shënuan përfundimin e një faze kyçe të Rrjedhës Turke – një tubacion i gazit natyror që lidh dy vendet.
Duke folur në një ceremoni në Stamboll, Erdogan tha se pjesa nën Detin e Zi e dy linjave paralele të Rrjedhës Turke, të thella dy kilometra, ka përfunduar.
Linjat pritet të furnizojnë me gaz rus Turqinë dhe tregjet evropiane nëpërmjet territoreve turke.
Linjat prej 930 kilometrash do të bartin 31.5 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit.
“Jemi dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të rëndësishme që është një demonstrim i qartë i partneritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve tona në projektet më komplekse dhe ambicioze”, tha Putin.
Erdogan tha se dy vendet synojnë bashkëpunim afatgjatë dhe se marrëdhënia e tyre nuk është e diktuar nga “imponimet e vendeve të tjera”.
“Zbatimi i projekteve si ky është një shembull i mirë i aftësisë për t’u ngritur për interesat kombëtare”, shtoi Putin.
Deklaratat duket se i referohen qëndrimit të gjatë të Kremlinit se disa vende evropiane po heqin dorë nga marrëveshjet fitimprurëse me Rusinë nën presionin e Shteteve të Bashkuara.
Turqia mbështetet në importe për nevojat e saj energjetike dhe Rusia është furnizuesi kryesor i saj me gazin natyror.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...