Derisa institucionet po përgatisin dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski nga Hungaria, prej nga kishte njoftuar seka kërkuar azil politik, nga ana tjetër në opinion qarkullojnë hipoteza të ndryshme përfshirë edhe atë nëse Gruevski është ndihmuar gjatë arratisjes nga vetë institucionet apo nëse paraprakisht ka pasur marrëveshjes mes tij dhe Qeverisë aktuale.
Kjo dilemë ngrihet për faktin se ish-kryeministri nga e dita e premte, 9 nëntor, ishte i pakapshëm nga organet e rendit dhe të drejtësisë për t’iu dorëzuar vendimi për vuajtjen e dënimit, ndërsa ditët e fundjavës, më 10 dhe 11 nëntor nuk kishte asnjë aktivitet në kërkim të tij, për të vazhduar me pas të hënën (12 nëntor)me shpalljen e fletarrestit fillimisht vendor dhe më pas edhe ndërkombëtar, por vetëm pas njoftimit të autoriteteve të Shqipërisë dhe të Malit të Zi se ish-kryeministri i Maqedonisë përmes territoreve të tyre ishte arratisur për në Hungari.
Mediat shqiptare duke u thirrur në burime të policisë shqiptare kanë njoftuar se Gruevski në Shqipërika hyrë ilegalisht më 11 nëntor afër Dibrës, derisa autoritetet maqedonase ende nuk kishin shpallur fletarrestet.
“Vëmendja në gjithë këtë situatë duhet të shikohet në atë se pse u lejua që Gruevski të arratiset dhe kush duhet të bartë përgjegjësi, e jo ajo si iku dhe ku fshihet. E gjithë kjo që tani po ndodh është vetëm shpërqendrim i vëmendjes, që shkon në interes të shmangies së përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve gjyqësore”.
“Sikur të ngritet çështja se pse iku, atëherë do të duhet të kërkohet përgjegjësi nga policia dhe gjyqësori që nuk kanë vepruar me kohë, që nga caktimi i masës së paraburgimit e deri te shpallja me kohë e fletarrestit apo ndalimin e tij në momentin e refuzimit të kërkesës për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg”, thotë Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci, duke ngritur dilemën nëse në gjithë këtë arratisje kanë gisht autoritetet për të ndihmuar arratisjen e tij në emër të qetësimit të situatës politike, por edhe të ndonjë pazari të mundshëm për të kaluar me më pak probleme zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Bllagoja Markovski, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se është e absurde të mendohet se organet e sigurisë nuk kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të Gruevskit nëse kemi parasysh fuqinë e tij gjatë qeverisjes me vendin.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhej patjetër që të dispononte të dhëna se si po përgatitej të arratisej dhe si duhej ajo t’i ndiqte lëvizjet dhe gjithë atë që po përgatiste Gruevski. Duke marrë gjithë këtë parasysh, vlerësoj se strukturat e Ministrisë së BHrendshme nuk mund t’i ikin përgjegjësisë për këtë rast”, thotë Markovski.
Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se rasti me Gruevskin është dëshpërues për të gjithë ata që kanë pritur ndryshime në vend, në kuptimin e sundimit të ligjit dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Unë mendoj se ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me atë që Gruevski të kthehet në vend dhe të përfundojë pas grilave, pasi nga kjo varen gjithë proceset e mëtutjeshme. Qytetarët janë të zhgënjyer që iu dha mundësia atij, apo një mentaliteti dhe një doktrine, që të largohet nga Maqedonia pa një therë në këmbë dhe të mbeten pa u ndëshkuar. Mendoj se këtu duhet të përqendrohemi në ditët në vijim”, thotë Sinani.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë para mediave se institucionet kanë vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe se përgjegjësi do të ketë, përfshirë edhe veten e tij, nëse konstatohen lëshime në ndonjë segment të pushtetit.
Ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski disa herë kishte deklaruar se asnjëherë nuk do t’i ikë përgjegjësisë dhe se do të përballet me gjyqësorin, pavarësisht, siç kishte thënë, ndjekjes së tij politike. Por, menjëherë pas shqiptimit të dënimit me dy vjet burg dhe refuzimit të ankesave për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, Gruevski u arratis nga vendi në drejtim të Hungarisë, që gjithashtu nuk vlerësohet si destinacion i rastësishëm, duke marrë parasysh lidhjet e tij që fuqishme me kryeministrin, hungarez, Viktor Orban.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...