Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për Ervin Martinajn nga 30 ditë burg në burg pa afat. Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj rrëzoi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Artan Gjermeni duke e lënë në burg pa afat Martinajn.
Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit Monopol, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, prokuroria ka siguruar pamje filmike dhe përgjime telefonike që e përfshijnë drejtpërdrejt Martinajn në këtë ngjarje.
Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është pikërisht ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbyllur me password por që është hapur në kohë rekord nga ekspertët izraelitë pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare.
Prokurorët thonë se janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi në celular. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe përfundon me numera ”587”.
Prokurorët e apeluan vendimin, ndërsa sot pritet vendimi për Martinajn nga gjyqtari Hysni Demiraj, që është kryetar i gjykatës së Apelit. Elvis Martinaj është nën hetim për 6 akuza, mes tyre vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash dhe zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit pa leje. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes në Bllok, komandos Merviol Bilo, por edhe biznesmenit Ervin Mata./opinion.al/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës