Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën H.Zh.
Njoftimi i Policisë
H.Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:
T.Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia. /arbresh.info/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...