Rritet çmimi i bukës në Kaçanik

09:05 | 19 Nëntor 2018
V. S.

Është rritur çmimit i bukës në komunën e Kaçanikut.

Sipas një lexuesi të Indeksonline çmimi nga 0.25 cent sa ishte deri tani, sot ai është detyruar të paguajë për një bukë 0.30 cent.

Çmimi i bukës nuk ka ndryshuar vetëm në Kaçanik, pasi një ndryshim të tillë në çmim pati edhe në Prizren.

Nga çmimi 30 cent sa ishte më parë tani një bukë në Prizren kushton 40 cent.

Jo vetëm çmimi i bukës, në vend ka filluar të ndryshojë edhe çmim i miellit.

Ndryshe Kosova vazhdon të importojë 94% të grurit nga Serbia. Së fundi Kosova vendosi një taksë për produktet të cilat hyjnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, gjë që mund të ndikojë tani në ndryshimin e çmimeve./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme