Me shumë gjasë, banorët e Fushë Kosovës veç tymit të Obiliqit, do të përballen edhe me deponinë e materialeve të rrezikshme, e cila pritet të ndërtohet në Harilaç.
Pavarësisht se Kuvendi Komunal me kërkesë të banorëve mori vendim që një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë për shkak se u rrezikohet shëndeti, Ministria insiston se kjo deponi do të ndërtohet, raporton KTV.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, siguron banorët e kësaj ane se nuk duhet të frikësohen pasi që sipas tij, ekspertët kanë vlerësuar se kjo deponi nuk përbën rrezik për ta.
Thotë se ky donacion i Bashkimit Evropian, i cili kap shumën e 12 milionë eurove, nuk mund t’u ikë nga duart.
Matoshi bën të ditur për herë të parë se në këtë deponi, planifikohet që mbetjet e Termocentralit Kosova A pas shkatërrimit të saj, të vendosen aty përkohësisht.
Kjo, ngase siç thotë, Kosovës nuk i lejohet që të asgjësojë mbetje të tilla e as nuk guxon t’i eksportojë në ndonjë vend tjetër për asgjësim.
Ministria e Mjedisit ka edhe një propozim për një lokacion tjetër në rast se Komuna dhe banorët nuk pajtohen assesi , e i cili do të jetë vetëm dy kilometra më lart lokacionit ku tashmë kanë nisur punimet.
Komunën e Fushë Kosovës, vendimi i Qeverisë për ndërtimin e kësaj deponie të materialeve të rrezikshme, e kishte zënë në befasi, derisa inspektorët e saj kishin urdhëruar ndaljen e punimeve, pasi që kompania nuk e ka pasur të kompletuar dokumentacionin.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...