Google ADS

12-vjeçarja tenton të vras nënën e saj pasi që ajo ia kishte marrur iPhone-in

09:51 | 23 Mars 2015
Arbresh Info

Të premten, zyra e qarkut policor të Koloradosë vendosi një 12-vjeçare në qendrën Boluder për të miturit pasi që ajo u akuzua për dy tentime për vrasje të shkallës së parë.

Pas një hetimi dy javor, policët besojnë që 12-vjeçarja ishte përpjekur dy herë të helmonte nënën e saj, ku kjo e fundit ia kishte larguar të bijës iPhone-in, transmeton ITshqip.com. Në tentimin e parë, 12-vjeçarja vendosi zbardhues në gotën të cilën nëna e saj filloi ta pinte, megjithatë, për fat të mirë, ajo e vërejti erën e zbardhuesit dhe e hodhi nga goja lëngun. Tentimi tjetër ishte po në të njëjtën mënyrë, ndonëse këtë herë zbardhuesi ishte hedhur në një gotë që mbante limonadë.

Pas përpjekjes së dytë, 12 vjeçarja i tregoi të ëmës së saj për rastin duke pranuar kështu se kishte provuar të vriste atë si pasojë e largimit të iPhone-it të saj.

E ëma e 12-vjeçares, Luciana Cordova, e cila është e përfshirë në këtë rast, ia ka larguar vajzës së saj telefonin si pjesë e dënimit. ” Unë kam dy adoleshente, dhe mendojë që shumica e të rinjëve në këtë moshë janë të dhënë shumë pas telefonave,” tha Cordova, transmeton itShqip.com.

Duke ditur ndikimin e madh që teknologjia ka krijuar në këtë kohë, shpesh prindërit përdorin metoda të tilla për t’i dënuar fëmijët e tyre, megjithatë, kjo tani duhet të ndryshojë nëse keni ndërmend të vazhdoni jetën pasi që pasojat mund të jenë fatale, ndonëse Cordova këtë herë shpëtoi nga tentimet e tmerrshme të bijës së saj./ITshqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme