Pini ujë për një gjumë të gjatë dhe të qetë

20:45 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe një studim i fundit pohon që një njeri i moshës mesatare fle vetëm gjashtë orë gjatë natës, shkruan The Independent.

Arsyet për netët pa gjumë variojnë, me raste janë të lidhura dhe me probleme të fshehta psikologjike, por një studim  i ri pohon që kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.

Akademikët  në Penn State University të Pennsylvanias , pas studimit  që përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe urina, konkluduan se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe hidrimit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur ‘ vasopressin’ e që lirohet më shpejtë dhe më shpesh në ciklin e gjumit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme