Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten.
Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët të hënën në mëngjes, duhet të merresh me veten.
Para se të fillojë një javë tjetër me stres, merr të gjithë kohën për të përkëdhelur pak veten.
Provo fillimisht një maskë qetësuese për fytyrën, e cila është mjaft e thjeshtë, aq sa kur të zgjohesh, nuk do ta njohësh veten.
Maskë relaksuese
Përbërësit:
Tetë deri në 10 gjethe spinaq,
Një gjysmë banane dhe disa pika vaji avokado
Përdorimi:
Përzieji të gjithë përbërësit në një blender.
Vendos masën e mjaftueshme në fytyrë, aq sa mund të përhapet me lehtësi në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën.
0Lëre të veprojë për 30 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm.
Spinaqi ka veti t’u ofrojë oksigjen qelizave, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe i japin lëkurës shëndet dhe shkëlqim natyral.
Banania, ndërkohë, përmban vajra natyrore që nxisin prodhimin e kolagjenit, ndërsa vaji i avokados ndihmon për të zbutur lëkurën dhe për t’i dhënë asaj më shumë shkëlqim.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...