Psikologët thonë se në botë ekzistojnë vetëm 5 llojë të njerëzve…cili jeni ju?

20:17 | 18 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Personaliteti juaj ndikon në gjithçka, që nga zgjedhja e miqve e deri të vota që jepni për kandidatët politikë. Megjithatë, shumë pak njerëz kalojnë kohën duke menduar për tiparët e tyre të personalitetit.

Kuptimi i përsonalitetit ju ndihmon që të njihni pikat e forta dhe dobësitë tuaja, gjithashtu ndihmon edhe të kuptoni se si ju shikojnë të tjerët, transmeton portali arbresh.info

Shumica e psikologëve pajtohen se ekzistojnë pesë llojë te përsonaliteteve njerëzore.

Ato janë:

  1. Të ndërgjegjshmit

Njerëzit që renditen me një ndërgjegjje të lartë, të efektshme, të mirëorganizuar, të besueshëm dhe të pavarur. Ata preferojnë të planifikojnë gjërat paraprakisht dhe synojnë të arrijnë majat. Njerëzit që renditen më poshtë se ata të ndërgjegjshmit, mund t’i shohin ata si kokëfortë dhe obsesivë. Studimet tregojnë se martohesh me dikë të lartë në ndërgjegjen rrit shanset për sukses në vendin e punës. Një bashkëshort i ndërgjegjshëm mund të rrisë produktivitetin tuaj dhe t’ju ndihmojë të arrini maksimumin.

  1. Ekstrovertët

Njerëzit që renditen si ekstroverët fitojne energji nga aktiviteti shoqëror. Ata mund të jenë zëdhënës dhe ndjehen shumë rehat kur janë në qendër të vëmendjes. Të tjerët mund t’i shohin ata si dominues dhe kërkues të qendrës së vëmendjes. Studimet tregojnë se burrat që shtrëngojnë duart më shumë janë ekstrovertë dhe ka të ngjarë që janë më pak neurotikë. Megjithatë, kjo nuk vlen për gratë.

  1. Të sjellshmit dhe bashkëpunues

Këta persona renidten lartë dhe janë të besueshëm, të sjellshëm dhe të dashur ndaj të tjerëve. Ata janë të njohur për sjelljen e tyre pro-sociale dhe shpesh janë të angazhuar për punë vullnetare dhe aktivitetete altruiste. Njerëzit tjerë mund t’i shohin ata si naivë dhe pasivë.  Studimet tregojnë se këta persona janë investitorë të lartë.

  1. Të hapur ndaj përvojave

Këta janë persona që kanë interesa të mëdha dhe imagjinatë të gjallë. Janë kurios dhe krijues. Zakonisht preferojnë të ndryshojnë shumëllojshmërinë për rutinat e ngurta. Ata janë të njohur për ndjekjet e tyre të vetë-aktualizimit nëpërmjet përvojave intensive, euforike, si tërheqje meditimi apo që jetojnë jashtë. Të tjerët mund t’i shohin ato si të paparashikueshme dhe jo të përqendruar. Studimet thonë se këta tipa njerëzish kanë më shumë gjasa të mbështesin liberalizmin dhe të shprehin hapur bindjet e tyre politike.

  1. Neurotikët

Njerëzit neurotikë kanë një shkallë të lartë të jostabilitetit emocional. Ata kanë shumë gjasa të jenë reaktiv dhe të qeshur. Ata kanë një shkallë të lartë të emocioneve të pakëndshme si ankthi dhe nervozizmi. Njerëzit tjerë mund t’i shohin ata si të paqëndrueshëm dhe të pasigurtë. Studimet zbulojnë se personat neurotikë ka më pak gjasa të bëjnë komente dhe të jenë aktivë në rrjetet sociale./arbresh.info/

Të ngjashme