Në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor, në Prishtinë ndizen qirinj

18:45 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, sonte para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur 108 qirinj në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka lutur të gjithë të kenë kujdes në komunikacion.”Sonte jemi për të ndezur qirinjtë dhe për të shprehur dhimbjen për qytetarët që kanë humbur jetën. Ne do të krijojmë kushte në trafikun rrugor.

I lus shoferët që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe ne si ministri do të ofrojmë shërbime më të mira në cilësinë e rrugëve, dhe vendosjen e sinjalistikës”, ka thënë Lekaj.

Në fund është shfaqur edhe një video sensibilizuese, e xhiruar me telefon. Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme