Google ADS

Tronditet familja mbretërore, Meghan dhe Harry largohen nga pallati

18:40 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Dukesha Meghan Markle dhe Princi Harry i kanë habitur të gjithë me lajmin për largimin e tyre nga pallati mbretëror.

Sipas “Daily Mail”, shkak për largimin është bërë privatësia e tyre.

Meghan mendon se në pallat nuk ka vend të mjaftueshëm për të jetuar shumë persona, prandaj mendon që largimi është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Aktualisht ata jetojnë në dy dhoma në Nottingham Cottage, por duke qenë se po presin një fëmijë ata po kërkojnë një ambient më të gjerë.

Gjithashtu nuk duhet harruar që Harry dhe Meghan kanë edhe dy qen.

Por në vend që të përpiqen të gjejnë një hapësirë tjetër në pallat, çifti mund të largohet krejtësisht nga Kensington Palace.

Burimet tregojnë se ata dëshirojnë të largohen në një apartament më vete sa më larg Kate dhe William.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme