Kur je në të 30-tat ose në fillim të 40-ve dhe nuk të vjen cikli menstrual, arsyeja që të vjen ndërmend është vetëm një: shtatzënia.
Cila është gjendja që me siguri nuk të shkon ndërmend? Menopauza e hershme. Shumë gra kalojnë në menopauzë mes grupmoshave 40 deri 58 vjeç. Vetëm 1% e grave nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë menopauzë të parakohshme, ndërsa 5% e grave të moshës 40 deri në 45 vjeç përjetojnë menopauzë të hershme, sipas Qendrës Federale për Shëndetin e Gruas. Gjëja e vetme që ndan realisht menopauzën e parakohshme, të hershme dhe normale? Koha. Edhe pse menopauza është një gjendje natyrale që të gjitha gratë pa përjashtim duhet ta kalojnë, kur shfaqet herët, mund të ketë pasoja shëndetësore. Nuk dihen me siguri shkaqet e menopauzës së hershme, megjithatë, sipas mjekëve, janë dy tregues të rëndësishëm: gjenetika ose një anomali në mënyrën si janë strukturuar kromozomet.
Menopauza e hershme ka të njëjtat simptoma si ajo normale:
1.Djersitje gjatë natës
2.Afshe të nxehta
3.Tharje vaginale
4.Humbje kockore
5.Probleme me gjumin
6.Luhatje të humorit
Nëse po përjetoni simptoma të menopauzës para moshës 45 vjeç, është e rëndësishme të flisni me mjekun për të përjashtuar gjendjet e tjera shëndetësore dhe për të marrë trajtimin e duhur për të përballuar këto simptoma.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...