Ngërçet politike aktuale në Kosovë do të mund të zgjidheshin vetëm përmes një Qeverie të Unitetit ku do të përfshiheshin të gjitha partitë.
Ky është mendimi i kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Në një intervistë për Arbresh.info, ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë do t’i tregonim Serbisë që vendimmarrja në vendin tonë nuk varet nga Lista Serbe.
“Zgjedhjet e reja mund të prodhojnë një Qeveri tjetër por jo shumë të ndryshme, atë që e kam thënë është që ne duhet të kemi një qeveri të unitetit e pavarur nga Lista Serbe. Ne e dimë që me kushtetutë nuk mund të bëjmë qeveri pa Listën Serbe, por jo që ajo të jete vendimmarrës. Kemi menduar që më këtë do të mund të bënim reformën zgjedhore dhe pastaj të shkohet në zgjedhje më një sistem të ri zgjedhorë. Ky është mendimi i jon si pastri, ne mund të shkojmë në zgjedhje por do të mund të ndryshonte shumë pak më këtë sistem zgjedhore. Nuk duhet të lejojmë që çdo qeveri e jona të varet nga Lista Serbe”.
Murati shprehet se nuk beson që ndonjë nga partitë shqiptare do t’i bashkohen iniciativës së Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.
“Aktualisht vështirë se partitë shqiptare do të bashkohen me Listën Serbe sepse do të shfrytëzohet kundër në fushata zgjedhore, ne duhet t’i dërgojmë një mesazh Beogradit se ne shqiptarët mund të merremi vesh në mes vete dhe jo të varemi nga Lista Serbe”.
E lidhur me dialogun me Serbinë dhe çështjen e korrigjimit të kufijve, Murati thotë se ideja e Presidentit Thaçi është e paqartë në publik.
Sipas tij një ide më të qartë e kishte pasur Lëvizja për Bashkim disa vite më parë.
“Është e vërtetë që zotëri Thaçi e ka hapur çështjen e kufijve, një paqartësi që ka ngjall në opinionin publik por është një çështje që është lenë anash qe një kohë të gjatë për Kosovën Lindore. Lëvizja për Bashkim nga viti 2008 ka folur për këtë çështje dhe atëherë patëm dal me një tezë kryesore se Kosova duhet të bëjë bisedim politik me Serbinë ku do të flitej për çështjet e mbetura mes dy shteteve për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Që çka do që të ju jepet serbëve në Veri t’ju jepet edhe shqiptareve në Kosovën Lindore. Kemi qenë të bindur se zgjedhja më e mire do të ishte ridefinimi i kufijve mes dy shteteve. Nga ky koncept e kemi hequr Mitrovicën Veriore sepse ajo është e Kosovës”.
Ndërsa lidhur me transformimin e FSK-së, sipas kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, varianti më i mirë do të ishte përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Besoj se për këtë çështje ka një konsensus dhe nuk duhet të marrin merita, por duhet të aprovojnë ligjet për transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Varianti më i mirë sot do të ishte përmes ndryshimeve kushtetuese, privilegjet që i ka pakica sepse po shfrytëzohen për të penguar proceset e ushtrisë së Kosovës”.
Ndonëse e mirëpret vendimin për transformimin e FSK-së, Murati shprehet skeptik në lidhje me taksën e vendosur karshi Serbisë për produkte.
Ai thotë se është mjaft e mirëpritur një rezistencë e tilla, por shton se hapat e mëtutjeshëm duhet të jenë më të kujdesshëm dhe në koordinim më institucionet e tjera ndërkombëtare.
“Nuk ka pasur shumë rezistenca në këto masa, Serbia duhet të marr ënjë mesazh ashtu siç duhet të marrë edhe Bosnja . Serbia përkundër gjithave vazhdon me pengu Kosovën si në UNESCO, si në Interpol dhe është mirë t’i dërgohet një mesazh qoftë edhe i tillë. Duhet të kemi kujdes në hapat e tjerë dhe duhet të dimë se ne udhëheqim CEFTA-n edhe kur të marrim hapat të tillë duhet të lajmërohen institucionet përkatëse, është moment i mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë për prodhimet vendore”, u shpreh ish ministri.
Valon Murati, ka folur edhe për taksën në “Rrugën e Kombit”.
Sipas tij taksa ka qenë e mirëpritur, sepse duhet të mirëmbahet autostrada, por shprehet kundër çmimit të vendosur./V.Selimi/Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës