Një gjykatë franceze e ka dënuar një grua e cila e kishte mbajtur foshnjën e saj në bagazhin e papastër të veturës. Ajo u dënua me dy vjet burgim, pasi ishte akuzuar për neglizhencë dhe shkaktim të dëmtimit mendor.
Rosa Maria Da Cruz, e cila është me origjinë nga Portugalia, e mbante vajzën e saj, Serena, të fshehur në bagazhin e veturës gjatë dy viteve të para të jetës së saj. Avokatët e saj thanë se ajo nuk mund ta pranonte faktin se ishte sërish shtatzënë.
Në vitin 2013, vajzën e kishte gjetur një mekanik, kur Da Cruz e kishte dërguar veturën për ta rregulluar te ai. Ai e kishte dëgjuar një zhurmë, e kishte hapur bagazhin dhe e kishte parë vajzën në një gjendje shumë të keqe, të rrethuar me krimba dhe papastërti. Ajo mbahej e izoluar edhe në shtëpi, duke u vendosur në një dhomë të papërdorshme në shtëpinë e të akuzuares.
Pas një procesi gjyqësor që zgjati një javë rresht, gjykata e dënoi gruan dhe urdhëroi që ajo të mbahet në mbikëqyrje nga shërbimi social për pesë vjet, duke i dhënë edhe trajtim psikiatrik. Ky rast e kishte tronditur Francën. Serena, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të shtatë javën e ardhshme, tash ndodhet nën përkujdesje. Si pasojë e trajtimit të keq nga nëna e saj, ajo vuan nga çrregullime serioze mendore, përfshirë autizmin e pashërueshëm.
Gruaja e dënuar, e cila mund të dënohej me burgim deri në 20 vjet, i kërkoi falje vajzës së vet. “E kuptoj se e kam lënduar shumë dhe se kurrë më nuk do ta shoh vajzën time të vogël”, deklaroi ajo. Gjatë hetimeve, ishte zbuluar se ajo i kishte fshehur edhe dy shtatzani tjera nga partneri, duke u munduar që ta fshehë realitetin, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...