Erdogan: Turqia nuk do të jetë oborri i dikujt tjetër

00:04 | 18 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Turqia nuk do të jetë oborri i dikujt tjetër, tha sot në Stamboll presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtua qytetarëve të mbledhur në Basaksehir të Stambollit, ku u organizua ceremonia e hapjes ceremoniale të Kopshtit Kombëtar, ndërsa me këtë rast ai foli edhe për ngjarjet aktuale.

“Atyre që prej vendit tonë dëshirojnë të ndërtojnë oborrin e tyre, ne si popull në mënyrë adekuate iu përgjigjëm në Çanakala, luftën e pavarësisë së Turqisë, si dhe më 15 korrik të vitit 2016,” tha Erdoğan.

Ai kritikoi Partinë Popullore Republikane (CHP) të opozitës turke për pikëpamjet e saj mbi projektet e rëndësishme të infrastrukturës turke, ndër të tjera lidhur me Kanalin e Stambollit.

“Ne themi do ta ndërtojmë Kanalin e Stambollit, ndërsa ata thonë: ‘Ne atë nuk e dëshirojmë! Mos e ndërtoni’. Ne do ta ndërtojmë deshët ju ose jo”, tha presidenti turk.

Kanali i Stambollit është një kanal detar 45 kilometra i gjatë, i cili do të lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi, ndërtimi i të cilit do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa do të përfundojë deri në vitin 2023.

Të ngjashme