Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë

23:28 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Një grua ka vdekur para rreth një ore dhe dy persona të tjetër janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja. Ka thënë se njëra veturë ka humbur kontrollin dhe se me pjesë ballore të automjetit ka goditur një veturë tjetër.

“Sot rreth orës 16:40 policia në Malishevë ka marr informacion për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën lokale Banjë-Senik. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se aksidenti kishte ndodhur përderisa një automjet po qarkullonte në rrugën lokale në fshatin Senil në drejtim të fshatit Banjë me ç’rast në hyrje të fshatit Banjë i njëjti kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe kështu me pjesën ballore të automjetit kishte goditur një automjet tjetër i cili po qarkullonte nga fshati Banjë në drejtim të fshatit Senik”, tha Podrimja.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë para një ore, derisa motra e saj është në gjendje të rëndë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme