Digjen varrezat në Vranidoll të Prishtinës

22:38 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Varrezat e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës janë përfshirë nga zjarri.

Një dëshmitar i rastit për Indeksonline ka treguar se varrezat që gjendën në këtë pjesë janë djegur.

Pas pranimit të informacionit, përkatsisht lajmërimit të banorëve, njësia e zjarrëfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe me sukses ka shuar zjarrin.

Nuk dihet shkaktari i ndezjes së zjarrit.

Më poshtë u sjellim pamje nga vendi i ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme