Një grua ka humbur jetën dhe një e lënduar rëndë në një aksident në Malishevë

21:52 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Malishevë, ku për pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër gjendet në gjendje të rëndë. Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora e ka konfirmuar rastin.

“Nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë Bajgora për Express.

Ai ka thënë se mostra e të ndjerës është duke u trajtuar nga mjekët.

Ndryshe, për dy ditë janë pesë viktima nga aksidentet. 4 viktima janë nga aksidenti i mbrëmshëm, ndërsa edhe sonte viktima e pestë.

Sipas statistikave të Policisë gjatë këtij 10-mujori, në aksidente kanë vdekur 102 persona, vetëm një më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2017.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme