Google ADS

Donis Avdijaj: Jam i lumtur me fitoren, tifozët lojtari i 12-të i Kosovës

20:53 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Një nga ata që befasoi për të mirë në fitoren e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maltës me rezultat 0-5 në Ligën e Kombeve ishte Donis Avdijaj.

22-vjeçari shënoi dy gola me t’u futur në lojë, duke i treguar të gjithëve se dëshira tek ai për suksese është e madhe.

“Jam shumë i lumtur që kemi fituar, gëzimi është shumë i madh në skuadër. Kemi edhe një lojë, na duhet një pikë”.

“Personalisht jam i lumtur me golat, ia dedikoi babait. Jam shumë i kënaqur”.

“Tifozët edhe sonte ishin të mrekullueshëm, ata janë lojtari i 12-të i joni”, ka thënë Avdijaj.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kosova vazhdon tutje në Ligën e Kombeve edhe me një barazim të mundshëm./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme