Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores në udhëtim te Malta në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Challandes është ndarë i lumtur me paraqitjen dhe intensitetin e lojtarëve të tij të treguar në fitoren 0-5 të Malta, ndërsa pret ndeshje të madhe ndaj Azerbajxhanit.
“Jam shumë i lumtur me paraqitjen. Malta bëri ndeshje të mirë në pjesë të parë, por isha i lumtur në pjesën e dytë që bëmë mbrojtje dhe sulm të mirë”, ka thënë fillimisht Challandes pas ndeshjes për Supersport.
“U desh të mbysim më herët ndeshjen, pasi mu kujtua takimi i parë në Prishtinë, por ndihem i lumtur me fitoren”.
“Më së shumti më ka kënaqur vendosmëria e lojtarëve, intensiteti i lartë dhe efikasiteti i lojtarëve”.
“Ishte me rëndësi që shënuam pesë gola, pasi kishim ndeshje që nuk arrinim të ishim efikas”.
“Që nga fillimi e kam ditur se finalja do të jetë me Azerbajxhan, të cilët janë ekip i mirë dhe me lojtarë të mirë”.
“Do të jetë ndeshje e madhe në Prishtinë, pasi njerëzve të Kosovës”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...