Kosova ka regjistruar fitore me rezultat befasues 5 me 0 mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Maltës.
“Dardanët” kanë tronditur skuadrën nikoqire në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Grupin 3 në UEFA Ligë të Kombeve kundër Maltës, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht një numri të madh shansesh që nga fillimi, kosovarët golin e parë e gjetën pas një gabimi në mbrojtje nga nikoqirët. Milot Rashica e kishte vërejtur këtë paraprakisht duke vrapuar për pasuar topin te sulmuesi qendror Vedat Muriqi që u tregua i saktë.
Raste të mira kombëtarja jonë kishte edhe në vazhdim të pjesës së parë, por asnjëra prej tyre fatkeqësisht nuk u konkretizua me gol.
Sidoqoftë, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes tregoi formën e tyre duke shënuar disa gola të njëpasnjëshme.
Benjamin Kololli së pari dyfishoi epërsinë duke realizuar gol të bukur në minutën e 70′ pas parabolloi portierin Andrew Hogg për të nisur kështu demolimin e tyre.
Donis Avdijaj, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 70′ të ndeshjes si një zëvendësues i Arber Zenelit, hapi llogarinë e tij duke realizuar për 3 me 0 në minutën e 78′ pas asistimit nga Muriqi.
Avidjaj realizoi edhe golin e dytë personal vetëm dy minuta më vonë pas asistimit nga Milot Rashica, i cili shënoi golin e fundit për 5 me 0 në minutën e 86′.
Kosova vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 11 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me nëntë pikë, Ishujt Faroe me katër pikë dhe Malta në fund të tabelës me vetëm dy pikë.
Në rast së fitores në takimin kundër Azerbajxhanit të martën si nikoqir, Kosova siguron promovimin në grupin tjetër./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë heroin Liman Musliu ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...