Shqipëria dhe Skocia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër në kuadër të xhiros së pestë në Grupin 1 në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Kjo është ndeshja e fundit në grupe për kombëtaren tonë dhe disfata në shtëpi do të bënte që ata të përjashtohen nga Liga D, ndërsa Skocia në rast të rezultatit pozitiv mund të sigurojë promovimin duke mposhtur më pas edhe Izraelin.
Skuadra nën udhëheqjen e Christian Panuccit nis takimin e sotëm pas vetëm dy fitoreve nga tri ndeshjet e fundit kompetitive (dy fitore, tri humbje).
Takimi mes dy skuadrave fillon nga ora 20:45./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...