Gazetari spanjoll David Beriain ka paralajmëruar disa dokumentarë që do të zbulojnë sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin dhe në njërin prej tyre do të tregojë edhe për mafinë shqiptare.
Sipas mediave spanjolle, mafia shqiptare do të zërë një vend të veçantë për shkak edhe të mënyrës se si udhëhiqet, e varur ende nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes. Gazetari gjithashtu do të tregojë se sa lehtë ndryshohet identiteti në vendin tonë dhe thekson se grupe kriminale drejtohen edhe nga adoleshentë në Shqipëri, raporton TopChannel.
“Unë regjistrova për herë të parë ‘Clandestino’ në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafinë e atij vendi, në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me datë 21 nëntor.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...