Gjilan: I mituri sulmohet nga disa persona

18:15 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Një person i moshës së mitur ka raportuar në polici se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të dyshuar gjatë kohës sa po shkonte nga shkolla në shtëpi.

Viktima si pasojë e lëndimeve ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

Policia ka njoftuar se ka identifkuar dhe arrestuar njërin nga të dyshuarit për këtë rast, poashtu i moshës së mitur, i cili ëshë intervistuar në prani të vëllait të tij dhe avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme