Google ADS

Lojtari që dëshiroi të jetë zëvendësues i Cristiano Ronaldos në Real Madrid

18:00 | 17 Nëntor 2018
Arbresh Info

Real Madridit i është ofruar sulmuesi Radamel Falcoa pas dështimit të ‘Los Blancos’ për të gjetur zëvendësuesin e superyllit Cristiano Ronaldo që kaloi verës në Juventus.

Kështu raporton gazeta spanjolle ‘Marca’, e cila thotë se reprezentuesi i Kolumbisë e kishte vendosur vetën në treg, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se derisa Monaco është duke pasur probleme të shumta, Falcao është i vendosur dhe dëshiron të transferohet në Real Madrid si një zëvendësues i Ronaldos.

‘Los Blancos’ janë përfolur shumë për transferimeve e yjeve si Eden Hazard, Neymar dhe Kylian Mbappe qysh pas vendimit të Ronaldos për t’iu bashkuar Juventusit.

Por, Falcao, pavarësisht të qenurit 32-vjeçar, mund të ishte një alternativë më e lirë./arbresh.info/

Të ngjashme